Ballina Auto Volkswagen gati të heqë emërtimin “ID” për modelet elektrike, makinat do të...

Volkswagen gati të heqë emërtimin “ID” për modelet elektrike, makinat do të marrin “emra të vërtetë”

Prodhuesi gjerman i makinave Volkswagen është gati të heqë parashtesën ‘ID’ nga modelet e tij elektrike.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, VW-të e ardhshme si ID.2 dhe VW ID. EVERY1 i sapo njoftuar do të marrin më shumë emra normalë, jo një përzierje shkronjash të mëdha, pikësimi dhe numrash.

“Makinat do të marrin përsëri emra të duhur”, tha anëtari i bordit të VW, Martin Sander, gjatë një interviste për median.

“Kjo do të lindë posaçërisht me lansimin në treg të modeleve të reja – as ID. 2 dhe as ID. EVERY1 do t’i ketë këto emra në prodhim serik”.

Volkswagen ka të ngjarë të fillojë me ndryshimet e reja të emrave në vitin 2026, atëherë kur marka do të lansojë ID.2.

Volkswagen nuk ka dhënë ende asnjë aluzion për emrat ose dizajnin e ri. Sander thotë se kjo do të ndodhë “kur të vijë koha”.

Exit mobile version