Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka rikonfirmuar qëndrimin e G7-ës lidhur me konfliktin mes Izraelit dhe Iranit, pas deklaratës së mëparshme të bllokut.
“Ne bëjmë thirrje që zgjidhja e krizës iraniane të çojë në një ulje më të gjerë të tensioneve, përfshirë edhe një armëpushim në Gaza,” shkroi von der Leyen në një postim në platformën X.
“Aktualisht jemi të vëmendshëm ndaj ndikimeve të mundshme në tregjet e energjisë,” shtoi ajo. /mesazhi
