Ballina Lajmet Kosovë Vonesa e procesit të zhvendosjes, banorët e Hades paralajmërojnë protestë

Vonesa e procesit të zhvendosjes, banorët e Hades paralajmërojnë protestë

Banorët e fshatit Hade nesër do të protestojnë në shenjë pakënaqësie ndaj vonesës në procesin e zhvendosjes dhe anashkalimin e fshatit Hade.

Protestës i bashkohet dhe Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ), që si organizatë ka mbështetur fuqishëm të drejtat e këtyre banorëve që u janë cenuar tash e sa vjet.

Protesta do të bëhet në formë të organizuar, ndërsa nisja bëhet nga shkolla “Fazli Grajqevci” prej orës 12:00, në fshatin Hade.

Exit mobile version