Kompania Vorsteiner ka përgatitur një paketë komponentësh aerodinamikë dedikuar modelit Lamborghini Revuelto.
Paketa është dizajnuar që të montohet direkt në pikat origjinale të montimit të Revueltos dhe përfshin një spoiler të ri frontal me finje më të mprehta, kapak motori me dizajn më agresiv dhe hapje shtesë ventilimi në harkun e përparmë të rrotave. Përfshihen gjithashtu pragje të reja dhe një difuzor i pasmë me disa ndarëse vertikale të integruara.
Kjo paketë përbëhet nga gjithsej pesë komponentë, të cilët janë prodhuar duke përdorur teknologjinë e autoklavimit, që siguron një qëndrueshmëri 20 deri në 30 për qind më të madhe krahasuar me fibrat konvencionale të karbonit.
Asgjë nga këto nuk është vetëm për efekt estetik. Spoileri i ri rrit forcën poshtë (downforce), hyrjet shtesë të ajrit zvogëlojnë ngritjen (uzgon), ndërsa difuzori siguron stabilitet më të madh në shpejtësi të larta.
Vorsteiner nuk ka përmendur ndonjë përmirësim në performancë, kështu që fuqia e motorit hibrid V12 të Revuelto-s mbetet 1015 kuaj/fuqi dhe kjo fuqi transmetohet në të katër rrotat.
Paketa kushton 53 mijë dollarë, ndërsa për setin e kapakëve të rrotave (fellneve) duhet paguar shtesë 12 mijë dollarë.
