Ballina Lajmet Kosovë Voton Çeku: Sot bashkërisht përcaktojmë katër vitet e ardhshme

Voton Çeku: Sot bashkërisht përcaktojmë katër vitet e ardhshme

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku ka ushtruar të drejtën e tij për të votuar.

Çeku ka votuar në Fakultetin Filologjik në Universitetin e Prishtinës, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe dy vajzat e tij.

Pas votimit, Çeku është shprehur:

“Sot jemi këtu për ta ushtruar të drejtën demokratike, sot bashkërisht përcaktojmë katër vitet e ardhshme, drejtimin e komunës sonë”.

Exit mobile version