Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Vrau të riun irakian, ushtari britanik probleme me gjumin për 15 vjet

Vrau të riun irakian, ushtari britanik probleme me gjumin për 15 vjet

Një ushtar i dekoruar i ushtrisë britanike i cili po përballet me hetimin e tij të tetë mbi vdekjen e një të riu irakian, ka zbuluar se ai nuk ka kaluar një “gjumë të mirë” për 15 vjet.

Bëhet fjalë për majorin Robert Campbell, 45 vjeç, i cili tanimë po refuzon të marrë pjesë në hetimin e fundit, pasi ai dhe shokët e tij janë gjendur përpara hetuesve shtatë herë më parë.

Ai tha se asnjë civil i zakonshëm nuk do të priste që t’i nënshtrohet kaq shumë hetimeve – dhe sipas tij është e padrejtë që veteranët po kalojnë një sprovë të tillë.

Ai shtoi: “Ajo çfarë dua më shumë se çdo gjë është një gjumë i mirë natën – gjë të cilën nuk e kam pasur për 15 vjet”.

Major Campbell dhe shokët e tij janë hetuar në mënyrë të përsëritur – dhe janë “pastruar” – për mbytjen e 19-vjeçarit Said Shabram në maj 2003.

Tani atyre u është thënë se do të detyrohen të japin dëshmi në publik për hetimet për vdekje në Irak (IFI) për të përmbushur ligjet e të drejtave të njeriut.

Duke folur për mediat e huaja, majori Campbell tha se ai tani ka vendosur të mos flasë për atë ditë më.

“Dhe unë them se, unë kurrë nuk do të flas për atë ditë përsëri me askënd ndonjëherë”.

Exit mobile version