Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Vriten 92 talebanë në Afganistan

Vriten 92 talebanë në Afganistan

Gjatë operacioneve të ndërmarra në 24 orët e fundit në Afganistan, të mbështetur nga forcat e NATO-s u vranë 92 talebanë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria afgane e Mbrojtjes tha se forcat e sigurisë, të cilat u mbështetën nga forcat e NATO-s, kanë kryer operacione në Lagman, Gazne, Ghazni, Paktiya, Zabul, Kandahar, Ferah, Helmand dhe Belh Faryab.

Në 24 orët e fundit, 92 talebanë u vranë në operacione ndërsa 56 u plagosën.

Bëhet e ditur se 10 militantë u kapën gjatë operacioneve si dhe u konfiskuan sasi të mëdha municioni.

Exit mobile version