Në shtetin Veracruz të Meksikës janë vrarë edhe dy gazetarë të tjerë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Prokuroria e shtetit Veracruz në një deklaratë nga Twitteri njoftoi se po hetojnë vrasjen e administratores së uebfaqes së lajmeve “El Veraz” në Cosoleacaque, Yessenia Mollinedo Falconi, si dhe gazetares të së njëjtës media, Sheila Johana Garcia Olivera.
Me dy vrasjet e fundit në vend që nga fillimi i vitit janë vrarë 11 gazetarë.
Sipas Reporterëve pa Kufij (RSF) mbi 150 gazetarë janë vrarë në Meksikë që nga viti 2000.
Ndërkohë gazetarët meksikanë po përgatiten të protestojnë vrasjen e kolumnistit në një gazetë lokale Luis Enrique Ramizer, javën e kaluar. /aa
Mexican news workers marched in the streets of Mexico City as two more journalists were killed in the eastern state of Veracruz, adding to the toll in one of the deadliest years on record for media workers in the country https://t.co/T6YuwYWJa9 pic.twitter.com/1btt71wz0E
— Reuters (@Reuters) May 10, 2022