Ballina Lajmet Kosovë Vritet nga bashkëshorti një grua në Pejë

Vritet nga bashkëshorti një grua në Pejë

Është vrarë një grua nga bashkëshorti i saj në Pejë.

Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikqi e ka konfirmuar për tëvë1.info se i dyshuari është arrestuar.

“Kryeprokurorit dhe Prokurori i krimeve të rënda së bashku me të gjitha njësitet policore relevante janë në vendin e ngjarjes ku dyshohet se bashkëshorti e ka vrarë gruan e tij. I dyshuari është arrestuar dhe i është sekuestruar arma, ndërsa në vendin e ngjarjes janë duke u kryer të gjitha hetimet e nevojshme. Jemi në pritje të ekipit të mjekësisë ligjore për të marrë trupin e pajetë”, ka thënë Nikqi.

Vrasja ka ndodhur në rrugën “Bill Clinton” rreth orës 08:15.

“Sot rreth orës 08:15, Policia është informuar se në rrugën Bill Clinton në Pejë, ka ndodhur një rast, Policia menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes gjithashtu edhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës (femër), i dyshuari këtij rasti është arrestuar dhe ndodhet ne objektet e Stacionit Policor në Pejë”, ka thënë zëdhënësi i policisë për këtë rajon, Driton Rugova për teve1.info.

Kjo është vrasja e dytë brenda një jave që po ndodhë në vendin tonë, para pak ditësh edhe një 21-vjeçare në Ferizaj, u vra nga ish-bashkëshorti i saj.

Exit mobile version