Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Vritet një i ri nga bombardimi izraelit në jug të Khan Junisit

Vritet një i ri nga bombardimi izraelit në jug të Khan Junisit

Një i ri palestinez u vra mbrëmjen e sotme, të shtunën, si pasojë e një bombardimi izraelit në jug të Rripit të Gazës.

Burime mjekësore bënë të ditur se i riu Nur Farid Abu Sitta (26 vjeç) humbi jetën pasi një dron izraelit bombardoi një zonë në jug të qytetit Khan Junis.

Në një zhvillim tjetër, një qytetar u plagos rëndë në kokë nga një plumb i qëlluar nga një dron izraelit i tipit “quadcopter” pranë rrethrrotullimit perëndimor në Beit Lahia, në veri të Rripit të Gazës.

Me vrasjen e Abu Sittës, numri i palestinezëve të vrarë që nga armëpushimi i shpallur më 11 tetor të vitit të kaluar është rritur në 485, ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në 1.313. Gjatë kësaj periudhe janë nxjerrë gjithashtu 713 trupa nga rrënojat. /mesazhi

Exit mobile version