Ballina Lajmet Kosovë Vritet një person në Pejë

Vritet një person në Pejë

Rreth dy orë e gjysmë ka qëndruar trupi i personit të vrarë në vendin ku ka ndodhur krimi.
Një person është vrarë mbrëmë rreth orës 22:00 në Pejë, afër Fabrikës së Bukës.

Kallxo.com merr vesh se viktima është K.S., 32-vjeçar, baba i 4 fëmijëve.

Viktima është gjetur i vrarë me armë zjarri në një veturë.

Rreth orës 00:40, trupi i viktimës është tërhequr nga ekipi i Mjekësisë Ligjore dhe është dërguar për obduksion.

Policia e Pejës e konfirmoi këtë rast.

Exit mobile version