Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Vritet politikania gjermane, motivi dyshohet të jetë tradhti bashkëshortore

Vritet politikania gjermane, motivi dyshohet të jetë tradhti bashkëshortore

Një grua rastësisht zbuloi tri kufoma brenda një veture BMW në Eislingen të Gjermanisë, shkruan “Bild”.

Sipas policisë, ata kishin vdekur përmes përdorimit të dhunës, ndërsa sipas medias gjermane “Bild” arsyeja e vdekjes lidhet me tradhti bashkëshortore.

Gruaja Cornelia Jehle (56), një politikane e partisë së djathtë gjermane FDP nga Eislingen, dashnori i saj Yannik P. (26) dhe burri i saj Markus Jehle (56) janë tre viktimat në fjalë.

Të tre ishin punëtorë në komunë, përcjell bw.

Policia heton nëse burri i ka vrarë njëherë gruan dhe dashnorin e saj, dhe më pas ka kryer vetëvrasje. 56 vjeçari duhet ti ketë paralajmëruar disa herë më parë ata./Mesazhi/

Exit mobile version