Jam i bindur se do të zhvillojmë marrëdhënie të mira dhe miqësore dhe bashkëpunimin më të mirë ekonomik në shumë fusha, për të mirën e qytetarëve të vendeve tona, thuhet në urimin që presidenti serb, Aleksandar Vuçiç i ka dërguar presidentit të zgjedhur të Shqipërisë, Bajram Begaj, sipas radiotelevizionit serb, rts.sr.
Vuçiç shton në urimin e tij se ”besoj se së bashku do të kenë sukses të gjitha potencialet e nismës Ballkani i Hapur”.
”Kjo nismë do të përmirësojë shumë standardet në rajonin tonë”, sipas presidentit serb. /atsh
