Ballina Lajmet Kosovë Vuçiq e quan terroriste Policinë Speciale të Kosovës

Vuçiq e quan terroriste Policinë Speciale të Kosovës

Terroristë të veshur me uniforma të policisë speciale të shtetit inekzistent të Kosovës dëshiruan të tregojnë se mund të marrin veriun e Kosovës, tha presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

Ai këto komente i bëri në një konferencë për media pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë nacionale, ku është diskutuar lidhur me arrestimin e shefit të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën pranë Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq, pasi hyri pa leje në Kosovë.

Vuçiq tha se këtë Policia e Kosovës e bëri me mbështetjen e EULEX-it dhe përveç dy automjete të njësive speciale, ishin edhe dy automjete të misionit të BE-së në Kosovë.

Exit mobile version