Ballina Lajmet Kosovë Vuçiq flet në telefon me Gjuriqin, direkt nga takimi me serbët në...

Vuçiq flet në telefon me Gjuriqin, direkt nga takimi me serbët në Mitrovicë

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriq bashkë me sekretarin e presidentit serb, Nikola Selakoviq po qëndrojnë sot në Kosovë.

Në një takim me serbët e Mitrovicës veriore Gjuriq e Selakoviq kanë premtuar përkrahje të vazhdueshme për serbët e kësaj ane.

Selakoviq ka përmendur në këtë takim edhe arrestimin e Gjuriqit kohë më parë, transmeton lajmi.net.

“Para 5 muajve ishim këtu të gjithë dhe s’mund të na bëjnë asgjë, as neve as Marko Gjuriqit”, deklaroi Selakoviq.

E Gjuriq gjatë fjalës së tij ka kritikuar priftin serb, Sava Janjiq i cili paralajmëroi trazira dhe shpalljen e autonomisë së veriut.

Zyrtari serb tha se flet me përgjegjësi të madhe para serbëve që jetojnë në Kosovë.

“Shumë armiq tanë në ditët e sotme e di që do të dëshironin të na shihnin që jemi kundër njëri-tjetrit, por që ju nuk e keni lejuar këtë. Nuk do të merrem me ata që ju quajnë të ashtuquajtur serbë”, tha ai.

E në takim është kyçur direkt me një lidhje telefonike edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai ka thënë se zgjidhja e problemeve me Kosovën për momentin është larg, por ka theksuar se po luftojnë për një zgjidhje pozitive.

“Ju e dini kush lufton për Kosovën dhe për juve. Asnjë vendim nuk do ta marrim pa ju. Në shtator do të vij që t’ju takoj dhe t’ju njoftoj për më të rejat”, tha Vuçiqi.

Përkrahje për serbët premtoi edhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq.

Ndryshe, për vizitën e Gjuriqit dhe Selakoviqit në Kosovë ka dhënë leje Ministria e Jashtme

Exit mobile version