Ballina Lajmet Kosovë Vuçiqi nxjerr dokumentet në tavolinë, Thaçi duarbosh (Foto)

Vuçiqi nxjerr dokumentet në tavolinë, Thaçi duarbosh (Foto)

Fotografitë që po dalin nga takimi në Bruksel mes presidentit serb Aleksandër Vuçiq dhe atij kosovar Hashim Thaçi ndjellin sërish shqetësim për nivelin e përgatitjeve të palës kosovare, shkruan Periskopi.

Fotografitë shfaqin Thaçin krejtësisht duarbosh në praninë e zonjës Mogherini, dhe atij të presidentit Vuçiq i cili ka disa dokumente me vete.

Edhe më herët është ngritur shqetësimi nga një detaj i tillë – ndërkohë ka hamendje të mëdha nëse Thaçi ka përgatitjen e mjaftueshme për një nivel të këtillë të bisedimeve.

Shumë analistë e kanë kontestuar zotësinë e presidentit për t’u përballur me Serbinë.

 

Exit mobile version