Ballina Lajmet Kosovë Vulini e kërcënon Kosovën me ndërhyrje të ushtrisë për t’i mbrojtur serbët

Vulini e kërcënon Kosovën me ndërhyrje të ushtrisë për t’i mbrojtur serbët

Nëse Evropa nuk është në gjendje të respektojë marrëveshjet e saj, pse atëherë është Evropa, ka thënë ministri serb i mbrojtjes Aleksandar Vulin, duke iu referuar shkeljes së marrëveshjes së MSA-së dhe CEFTA-s.

Aleksandër Vulin, në programin e mëngjesit të RTS-së, bëri thirrje për zbatimin e marrëveshjes së CEFTA-s dhe MSA-së, duke theksuar se Beogradi e respektoi gjatë gjithë kohës, përcjell lajmi.net.“Ne e kemi bërë atë që është dashur ta bëjmë, ia kemi dëshmuar shumë gjëra Evropës. Tash është koha që ata ta dëshmojnë veten”, tha ai.

Ai po ashtu tha se veprimet e politikanëve shqiptarë në Kosovë nuk mund të parashikohen dhe se sillen si UÇK-ja, prandaj ai e përsërit çështjen në Bashkimin Evropian.Ai shton se serbët në Kosovë janë në një situatë të vështirë dhe se, sipas tij, shteti i Serbisë do të jetë në gjendje t’i ndihmojë ata.Sipas tij ushtria është e gatshme të zbatojë çdo urdhër të komandantit suprem, presidentit Aleksandër Vuçiq për të mbrojtur jetën e serbëve në Kosovë.

“Ne i kemi siguruar të gjitha parakushtet. Është në dorën e udhëheqësisë së shtetit që të vendosë se a do të ndërhyjmë apo jo”, tha Vulin.

Exit mobile version