Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Vullkani Etna sërish riaktivizohet

Vullkani Etna sërish riaktivizohet

Një nga vullkanet më aktivë në botë Etna sërish është riaktivizuar duke filluar të nxjerrë lavë të zjarrtë dhe hi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Observatori Vullkanik i Etnës në ishullin italian të Sicilisë tha se një rritje e aktivitetit vullkanik është regjistruar në ditët e fundit pas së cilës nga të çarat e reja shpërthyen lava dhe hiri.

Në njoftim theksohet se një çarje e re ndodhi në juglindje të kraterit të vullkanit.

Gjatë mbrëmjes së kaluar afër vullkanit u regjistruan 130 dridhje të tokës, nga të cilat më e forta ishte katër ballë sipas Rihterit.

Popullsia lokale është në gatishmëri maksimale, por për momentin nuk ka asnjë informacion për rrezikun mbi ta.

Me mbi 3.320 metra mbi nivelin e detit, Etna është vullkani dhe mali më i lartë nën Alpet në Evropë. Sipas US Geological Survey, Etna është një nga vullkanet më aktive në botë. Shpërthimi i fundit i madh ka ndodhur në vitin 2009.

Exit mobile version