Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Vullkani Kilauea në Hawaii, dalin flakë me ngjyrë të kaltër

Vullkani Kilauea në Hawaii, dalin flakë me ngjyrë të kaltër

Dalin flakët me ngjyrë të kaltër nga çarjet e formuara si pasojë e shpërthimit të vullanit Kilauea në provincën Hawaii të SHBA-ve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Instituti i Hulumtimeve Gjeologjike të SHBA-ve (USGS) ka publikuar fotografitë e flakëve me këtë ngjyrë, që kanë dalë nga çarjet e formuara në rajonin Leilani Estates.

Njëra prej eksperteve të USGS-së, Wendy Stovall, në një deklaratë tha se flakët me ngjyrën e kaltër janë formuar si rezultat i djegies së gazit metan i cili ka dalë në tokë nga çarjet e formuara.

Rreth 2 mijë persona janë evakuuar për shkak të lavës, shkëmbinjve dhe gazit toksik që lëshoi vullkani Kilauea në shtetin Hawaii i cili u aktivizua në fillim të majit.

Kujtojmë se vullkani Kilauea është një nga vullkanet më aktiv në botë. Në këtë vullkan ndodhin shpërthime që nga viti 1983.

Exit mobile version