Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Vullkani Kilauea shpërthen në Ishullin Hawaii mes aktivitetit në rritje

Vullkani Kilauea shpërthen në Ishullin Hawaii mes aktivitetit në rritje

Tymi dhe lava janë parë teksa një ekip shkencëtarësh nga Observatori Vullkanik në Hawaii i Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS) ishte nisur drejt skajit jugor të vullkanit Halemaʻumaʻu për të vëzhguar episodin e 38-të të shpërthimit në majën e Kilauea, transmeton Anadolu.

Gjatë rrugës, ekipi i shkencëtarëve dëshmuan pamje dramatike të shpërthimit, e cila arriti një lartësi mbi 6 mijë metra mbi nivelin e detit gjatë këtij episodi.

Kilauea konsiderohet vullkani më i ri dhe më aktiv në Ishullin e Madh të Hawaiit.

Ai ka shpërthyer pothuajse vazhdimisht që nga viti 1983 dhe mbetet një nga sistemet vullkanike më të monitoruara nga afër në botë.

Exit mobile version