Ballina Lajmet Kosovë VV-ja i vendos kushte Haradinajt për takim

VV-ja i vendos kushte Haradinajt për takim

Kryetari i Vetëvendosjes, Visa Ymeri i është përgjigjur ftesës së kandidatit për kryeministër nga radhët e koalicionit PDK-AAK-NISMA.

Përmes një shkrimi në facebook, Ymeri ka treguar se Vetëvendosje ka pranuar një ftesë, por thekson se Haradinaj nuk e ka bërë të qartë arsyene kërkesës për takim, transmeton Indeksonline.

Megjithatë, ai shton se në rast se Haradinaj po i fton për të diskutuar për mundësinë e bashkëpunimit për qeverisje, ai takim do të pranohet vetëm kur ftesa të bëhet nga pozita e kryetarit të AAK dhe pasi të dalë prej PAN-it.

Ja postimi i plotë i tij:

Sot kam pranuar një letër prej Kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajt. Prej letrës së tij, kuptohet që z. Haradinaj dëshiron takim, por nuk është i qartë qëllimi i këtij takimi. Nëse është fjala për koordinimin e mbledhjes së parë të Kuvendit ky nuk është roli e as detyra e z. Haradinaj. Duke qenë vetëm njëri prej deputetëve të legjislaturës së gjashtë Z. Haradinaj nuk e ka rolin e koordinimit dhe konsultimit per mbledhjen e parë.

Në qoftë se z. Haradinaj po na fton për të diskutuar mundësinë e bashkëpunimit për qeverisje ai takim mund të pranohet vetëm kur ftesa bëhet nga pozita e kryetarit të AAK dhe pasi të dalë prej PAN-it.

Exit mobile version