Ballina Lajmet Kosovë VV: Lironi aktivistët, arrestoni kriminelët

VV: Lironi aktivistët, arrestoni kriminelët

Pas caktimit të masës së paraburgimit prej 48 orësh për shtatë aktivistë të Vetëvendosjes ka reaguar partia në fjalë.

Përmes një postimi në faqen zyrtare Vetëvendosje ka kërkuar lirimin e tyre, transmeton Koha.net.

“7 aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje që u arrestuan sot gjatë protestës kundër neglizhencës së Policisë së Kosovës për rastet e dhunës ndaj grave iu është dhënë masa e paraburgimit prej 48 orësh”, thotë VV.

Vetëvendosje më tutje shton se, “Policia e Kosovës dhe sistemi gjyqësor, ashtu siç po e dëshmojnë ditë e më shumë, janë vendosur në anën e krimit dhe të fortit duke e vazhduar linjën e mosndjekjes dhe dënimit të kryerësve të dhunës dhe duke fajësuar e dënuar viktimat dhe rezistuesit”.

“Ne kërkojmë që menjëherë të lirohen aktivistet e Lëvizjes dhe të dënohen e parandalohen krimet ndaj grave në Kosovë, ku vetëm 48 orët e fundit u shënuan edhe dy raste tjera të dhunës ndaj gruas”, thotë VV.

Exit mobile version