Ballina Sport Futboll Werder Bremen merr lajm të mirë nga Milot Rashica

Werder Bremen merr lajm të mirë nga Milot Rashica

Werder Bremen ka marrë lajme të mira nga Milot Rashica, pasi ky i fundit është jashtë fushave tani e disa javë për shkak të lëndimit.

Ylli vushtrrias ka filluar të stërvitet i vetëm dhe pritet që nga java e ardhshme të jetë i gatshëm për trajnerin Florian Kohfeldt.

Këtë e ka konfirmuar faqja e klubit gjerman në Twitter, transmeton lajmi.net.

‘’Ndeshjen ndërkombëtare të Kosovës sonte kundër Anglisë e ka humbur Milot Rashica. Por ‘’raketa’’ është stërvitur individualisht në qendrën stërvitore sot’’, shkroi Werder Bremen.

Exit mobile version