Ballina Arritje Teknologji WhatsApp funksionon në desktop pa telefon dhe disa pajisje njëherazi

WhatsApp funksionon në desktop pa telefon dhe disa pajisje njëherazi

Një testim ka nisur nga kompania për të mbështetur përdorimin e WhatsApp në disa pajisje njëherazi dhe pa pasur nevojë për telefonin që të jetë në punë.

Deri më sot përdorimi i WhatsApp në desktop kërkonte që telefoni të ishte i ndezur, në punë dhe i lidhur me internetin.

Megjithatë një testim ka nisur nga kompania për të mbështetur përdorimin e WhatsApp në disa pajisje njëherazi dhe pa pasur nevojë për telefonin që të jetë në punë.

Situata ka qenë e tillë gjer më sot për shkak të mënyrën sesi WhatsApp menaxhon enkriptimin fundor E2EE. Nga sot WhatsApp do të ftojë përdoruesit të testojnë me përdorimin e WhatsApp me deri në katër pajisje njëherazi.

Edhe pse është kërkuar prej kohësh nga përdoruesit, përdorimi i WhatsApp nga disa pajisje njëherazi mori shumë kohë. Tashmë ka ndërtuar një sistem që ruan enkriptimin fundor krahas mbështetjes “multi-device.” /PCWorld Albanian

Exit mobile version