Ballina Arritje Teknologji WhatsApp prezanton funksionin e përkthimit të mesazheve për përdoruesit e Android dhe...

WhatsApp prezanton funksionin e përkthimit të mesazheve për përdoruesit e Android dhe iPhone

WhatsApp ka njoftuar një funksion të ri të quajtur Përkthimi i Mesazheve (Message Translations), i cili, ashtu siç tregon vetë emri, u lejon përdoruesve të përkthejnë mesazhet me tekst në biseda.

Ky funksion i përkthimit të mesazheve funksionon në bisedat “një me një”, në bisedat në grupe si dhe në kanale.

Kur përdoruesi sheh një mesazh në një gjuhë tjetër, mjafton të shtypë gjatë mbi mesazhin, të zgjedhë opsionin “Translate” (Përkthe) dhe pastaj të zgjedhë gjuhën nga e cila apo në të cilën dëshiron të përkthejë mesazhin. Mesazhi gjithashtu mund të ruhet për përkthim më vonë.

Përveç kësaj, përdoruesit e Androidit do të kenë mundësinë të aktivizojnë përkthimin automatik për të gjitha mesazhet hyrëse në një bisedë të caktuar.

WhatsApp thekson se të gjitha përkthimet kryhen në pajisje, që do të thotë se as punonjësit e kompanisë nuk mund t’i shohin ato.

Funksioni Message Translations po lëshohet për përdoruesit e iPhone dhe Android në disa gjuhë të përzgjedhura, ndërsa shumë gjuhë të tjera do të shtohen së shpejti.

Për përdoruesit e Android, mesazhet mund të përkthehen në anglisht, spanjisht, hindisht, portugalisht, rusisht dhe arabisht. Përdoruesit e iPhone do të kenë mundësinë të përkthejnë mesazhe në më shumë se 19 gjuhë

Exit mobile version