Ballina Arritje Teknologji WhatsApp vjen në orët inteligjente Android

WhatsApp vjen në orët inteligjente Android

Nga versioni eksperimental dimë se për të shtuar një pajisje Wear OS në llogarinë tuaj WhatsApp duhet të vendosni një kod 8 shifror alfanumerik ofruar nga telefoni.

Për herë të parë WhatsApp po vjen në orët inteligjente. Në I/O 2023 ditën e Mërkure Google njoftoi se aplikacioni i komunikimit do të vijë në pajisjet me Wear OS 3 këtë vetë përfshirë Galaxy Watch 5 dhe Pixel Watch.

Në mesin e veçorive do të jenë edhe mundësia për të regjistruar dhe dërguar mesazhe zanore. Përdoruesit gjithashtu mund të përdorin aplikacionin për të dërguar mesazhe me tekst apo të shohin listat e kontakteve të preferuara.

Një version beta i softuerit u vu re kësaj jave nga 9to5Google. Nga versioni eksperimental dimë se për të shtuar një pajisje Wear OS në llogarinë tuaj WhatsApp duhet të vendosni një kod 8 shifror alfanumerik ofruar nga telefoni.

Gjithashtu versioni beta ka një ndërfaqe rrethore që tregon mesazhet e palexuara në ekranin e orës. Gjithashtu vihen re dy ikona për kontaktet dhe mesazhet zanore që do të thotë se përdoruesit mund të dërgojnë me shpejtësi mesazhe tek miqtë dhe familja.

Lajmi për mbërritjen e WhatsApp për WearOS vjen pasi Meta muajin e kaluar tha se do të mundësonte përdorimin e llogari në më shumë se një telefon në të njëjtën kohë.

Exit mobile version