Ballina Arritje Teknologji Windows 11 e disponueshme për shkarkim

Windows 11 e disponueshme për shkarkim

Windows 11 sjell një ndërfaqe të re përdoruesi, një menu të ridizajnuar start, një Microsoft Store të rimodeluar, Wdigets, integrim të Microsoft Teams e shumë të tjera.

Windows 11 tashmë është zyrtarisht e disponueshme për tu shkarkuar. Nëse keni blerë një kompjuter Windows 10 së fundi, do të thotë se ju mund ta shkarkoni Windows 11 falas.

Për të tjerët lançimi i Windows 11-ës do të jetë gradual. Microsoft thotë se kompjuterët ekzistues me Windows 10 dhe që përmbushin kriteret e Windows 11 do të marrin përditësimin përmes Windows Update.

Windows 11 sjell një ndërfaqe të re përdoruesi, një menu të ridizajnuar start, një Microsoft Store të rimodeluar, Wdigets, integrim të Microsoft Teams e shumë të tjera.

Pajisjet e para Surface debutojnë gjithashtu sot më 5 Tetor dhe me Windows 11 të instaluar. Asus, Lenovo, HP, Dell dhe Samsung do të lançojnë pajisjet e para Windows 11 së shpejti. /PCWorld Albanian

Exit mobile version