Sipas një postimi në blog nga Microsoft, versioni eksperimental më i fundit i Windows 11 (njohur edhe si KB5039319) do të ketë funksionalitetin e ri për Windows 11 23H2.
Windows 10 kishte një funksionalitet quajtur “Jump Lists” me të cilën përdoruesit mund të hapnin të dhënat e aksesuara së fundi nga menuja Start e Windows.
Për çfarëdo arsyeje, një funksionalitet i tillë që të kursen kohë mungonte në Windows 11, edhe pse Microsoft ka vendosur ta korrigjojë.
Sipas një postimi në blog nga Microsoft, versioni eksperimental më i fundit i Windows 11 (njohur edhe si KB5039319) do të ketë funksionalitetin e ri për Windows 11 23H2.
“Kur klikoni me të djathtën mbi aplikacionet të cilat janë të ngjitura në menunë Start, do të vëreni lista e të dhënave të aksesuara së fundi si në rastin e aplikacionit PowerPoint,” tha Microsoft.
Windows 11 do tu tregojë juve të dhëna në menunë Start që keni hapur së fundi me aplikacione të caktuara. Por vetë aplikacioni duhet të ofrojë mbështetje për këto lista.
Versioni më i fundit stabil i Windows 11-ës nuk e ka këtë opsion. Por nëse regjistroheni si një testues, mund ta provoni.
