Pasditen e së Martes pas publikimit të lajmit, X e kishte eliminuar këtë vonesë ndërsa vetë kompania e pranoi por pa hyri në detaje.
Kompania e media sociale X, njohur më parë si Twitter, ka vonuar aksesin në lidhjet që të çojnë tek faqet e kompanive rivale si Bluesky, Facebook dhe Instagram por edhe mediave si Reuters e New York Times sipas një raporti të Washington Post.
Klikimi i në lidhjeje në X të një prej uebsajteve të përmendura më lart vononte me 5 sekonda hapjen e faqes raportoi Washington Post ndërsa një gjë të tillë e konfirmoi edhe Reuters.
Pasditen e së Martes pas publikimit të lajmit, X e kishte eliminuar këtë vonesë ndërsa vetë kompania e pranoi por pa hyri në detaje.
Miliarderi i teknologjisë Elon Musk, i cili bleu Twitter në Tetor, më herët ka sulmuar mediat e gazetarët të cilët kanë qenë kritikë ndaj kompanive të tij. Twitter më përpara madje ka parandaluar përdoruesit të postojnë lidhjet e platformave rivale të medias sociale.
Një përdorues në forumin e teknologjisë Hacker News kishte postuar ditën e Premte duke thënë se X ka filluar të vonojë hapjen e lidhjeve në uebsajtet në fjalë që prej datës 4 Gusht.
Në të kaluarën X ka bllokuar lidhjet e Substack, Mastodon, Threads dhe konkurrentëve të tjerë.