Barcelona dhe Xavi Hernandez thuhet se kanë arritur marrëveshje me këtë të fundit që pritet të bëhet trajneri i ri i klubit nga Camp Nou.
Pas shkarkimit të Ronald Koeman, klubi donte të punonte shpejt për të vulosur trajnerin e ri dhe të gjitha rrugët e qonin drejt Katarit.
Opsioni i parë për Barçën ishte legjenda Xavi, i cili shihej si figura ideale për të nisur një projekt të ri.
Sipas gazetës katalunase Sport, Xavi dhe Barcelona kanë arritur tashmë një marrëveshje që ish-lojtari i Barçës të ulet në stolin e ekipit të parë.
Me marrëveshjen tashmë të mbyllur me trajnerin, tani e vetmja gjë për të bërë është të bien dakord për përfundimin e kontratës që lidh trajnerin me klubin e tij aktual, Al-Sadd.
Trajneri spanjoll ka një klauzolë lirimi prej 1 milion eurosh, ndërsa zyrtarizimi i tij pritet të ndodh në orët e ardhshme.
Barcelona dhe Xavi thuhet se kanë arritur marrëveshje edhe për anëtarët e stafit teknik që do të zbarkojnë me trajnerin e ri të Barçës.
Vëllai i tij Oscar dhe Sergio Alegre, si asistentë, dhe Ivan Torres, si trajner fizik pritet të jenë anëtarët që do të mbërrinin në Barcelonë së bashku me Xavin.