Ballina Sport Futboll Xavi flet për vendimin e Messit dhe rikthimin e mundshëm të Neymar

Xavi flet për vendimin e Messit dhe rikthimin e mundshëm të Neymar

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka konfirmuar se ish-sulmuesi Neymar nuk është pjesë e planeve të klubit për afatin kalimtar veror.

Së fundi u shfaqën raporte që pretendonin se Neymar ishte ofruar te “Blaugranët” pasi Lionel Messi vendosi të bashkohej me Inter Miamin. Madje u sugjerua se superylli i PSG-së do të ishte i gatshëm të ulte pagën e tij për të mundësuar një rikthim në Kataluni.

Megjithatë, 31-vjeçari nuk është një lojtar që stafi sportiv i Barçës po e shikon në këtë moment dhe të njëjtën gjë e ka konfirmuar edhe Xavi në intervistën e tij për “Jigantes”, përcjellë lajmi.net.

“Teorikisht, ai nuk është në planin tonë sportiv. E vlerësoj jashtëzakonisht shumë si person, por ai nuk është prioritet”, tha Xavi.

Së fundi, Barça dështoi për ta rikthyer Messin, i cili vendosi që të transferohet tek Inter Miami në Amerikë.

“Ditët, javët e fundit, kisha vënë re se ai nuk e shihte qartë kthimin e tij. Duhet ta kuptoni, nuk është e lehtë të jesh Messi. Të gjithë janë të interesuar për ju, ai kurrë nuk ka paqe. Leo e shpjegoi këtë, për dy vitet e fundit ai ishte i pakënaqur. E kuptoj që ai nuk dëshiron më shumë presion. Kam folur shumë me të. Kam folur shumë me Messin dhe të gjithë ishim të emocionuar. Por në fund, nuk ka ndodhur. Ai i ka shpjeguar shumë mirë rrethanat. Ai dëshiron një jetë më të qetë dhe më familjare. Është vendim personal i Messit dhe ju duhet ta respektoni atë sepse ai është lojtari më i mirë në histori. Isha i bindur se do të bënim mirë me të.”, tha në fund trajneri.

Exit mobile version