Ballina Sport Futboll Xhaka e Zvicra eliminojnë Algjerinë

Xhaka e Zvicra eliminojnë Algjerinë

Granit Xhaka ka udhëhequr Zvicrën drejt një suksesi tjetër në Kupën e Botës.

Të premten në mëngjes, Zvicra ka mposhtur Algjerinë, e cila i ka dhënë fund aventurës në këtë ngjarje.

Zvicra triumfoi 2:0 për të avancuar në 1/8 e finales, ku e pret fituesi i ndeshjes ndërmjet Kolumbisë dhe Ganës.

Breel Embolo (10′) dhe Dan Ndoye (46′), shënuan për fitoren e Zvicrës.

Xhaka si kapiten luajti gjatë tërë ndeshjes kurse Ardon Jashari ishte në stol.

Exit mobile version