Ballina Sport Xhudistet kosovare triumfojnë në ‘Grand Prix 2018’

Xhudistet kosovare triumfojnë në ‘Grand Prix 2018’

Nora Gjakova është xhudistja kosovare që ka triumfuar në ‘Antalya Grand Prix 2018’ duke marrë medaljen e artë.

Ajo ishte në finale me xhudisten koreane Kim Jundin, të cilën e mundi me ippon. Kjo është medalja e tretë që arriti të merrti Kosova në garë.

Fjolla Kelmendi u vlerësua me medalje të argjendtë pasi nuk ia doli të triumfonte kundër portugezes Catarina Costa.

Ndërsa Distria Krasniqi rrëmbeu ‘Medaljen e Artë’ në kategorinë 52 kg./oranews

Exit mobile version