Ballina Arritje Teknologji Xiaomi 14 dhe Xiaomi 14 Ultra dalin në shitje në mbarë botën

Xiaomi 14 dhe Xiaomi 14 Ultra dalin në shitje në mbarë botën

Xiaomi 14 ofron bazat e një flagshipi siç është ekrani 6.36-inç LTPO 120hz dhe kamera më modeste. Ndërsa Xiaomi 14 Ultra vjen me ekran 6.73-inç 120Hz 1440p dhe kamër parësor 1-inç.

Xiaomi po përdor Kongresin Mobil Botëror në Barcelonë për të lançuar në mbarë botën dy flagshipët e saj të rinj: Xiaomi 14 dhe Xiaomi 14 Ultra të cilët kanë dalë në shitje në Kinë.

Telefonët mund të blihen në mbarë botën nga dita e sotme kur Xiaomi 14 Ultra kushton 1499 euro dhe Xiaomi 14 kushton 999 euro.

Xiaomi 14 ofron bazat e një flagshipi siç është ekrani 6.36-inç LTPO 120hz dhe kamera më modeste. Ndërsa Xiaomi 14 Ultra vjen me ekran 6.73-inç 120Hz 1440p dhe kamër parësor 1-inç.

Xiaomi 14 Ultra debutoi pak ditë më parë në Kinë dhe do të garojë si një prej smartfonëve me kamerën më të mirë në botë. Përdor një sensor 1-inç Sony LYT-900 i cili është parë edhe në Oppo Find X7 Ultra.

Në vend të një hapjeje fikse, kamera ka një hapje që varion mes f/1.63 deri në f/4.0. Xiaomi 14 Ultra ndjek shembullin e Galaxy S24 Ultra duke integruar dy lente telefoto me zmadhim 3.2x dhe 5x krahas sensorëve ultra-wide dhe sensorit parësor.

Ndërkaq modeli Xiaomi 14 vjen me tre kamera të pasme 50-megapiksel të cilat janë kryesore, ultra-wide dhe 3.2x telefoto.

Ndërsa Samsung dhe Google janë prirur në veçoritë e kamerës AI për përditësimet e tyre më të fundit, përmirësimet më interesante të harduerit kanë ardhur nga prodhuesit kinezë të telefonave, të udhëhequr nga Oppo dhe Xiaomi.

Exit mobile version