Ballina Sport Basketboll Ylli vazhdon me fitore në Superligë, mposht Vëllaznimin

Ylli vazhdon me fitore në Superligë, mposht Vëllaznimin

Golden Eagle Ylli ka vazhduar serinë e fitoreve në Superligën e Kosovës në basketboll.

Në ndeshjen e xhiros së 17-të, Ylli ka triumfuar në shtëpi ndaj skuadrës së Vëllaznimit.

Përballja e luajtur të dielën mbrëma në palestrën “13 Qershori” në Suharekë, ka përfunduar me shifrat 90:86 në të mirë të Yllit.

Edhe pse Vëllaznimi e nisi mirë ndeshjen dhe fitoi dy çerekët e parë (22:21, 24:19), Ylli dallimin dhe shkëputjen në rezultat e bëri në periudhën e tretë, të cilën e fitoi me shifrat 30:15. Vëllaznimi e fitoi edhe çerekun e fundit (23:20), por që nuk i mjaftoi për të evituar humbjen.

Me këtë fitore, Ylli ka tubuar 25 pikë, sa i kanë Sigal Prishtina e Peja kurse Vëllaznimi është në kuotën e 22 pikëve.

Amerikani me pasaportë të Kosovës, Scott Bamforth ishte më efikasi te Ylli me 25 pikë, 3 kërcime e 4 asistime kurse Brandon Huffman shtoi 17 pikë e 10 kërcime.

Te skuadra e Vëllaznimi, si zakonisht u dallua Jericole Hellems që ndeshjen e përfundoi me 22 pikë, 7 kërcime e 2 asistime. Hellems e mbylli ndeshjen para kohe për shkak të pesë gabimeve personale.

Exit mobile version