Ballina Lajmet Kosovë Ymeri e Mustafa refuzojnë takimin me Haradinajn

Ymeri e Mustafa refuzojnë takimin me Haradinajn

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherësh kandidat për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, u ka bërë thirrje partive politike parlamentare t’i nisin konsultimet për formimin e institucioneve të reja.Haradinaj u ka dërguar ftesa për takime të ndara liderit të Lëvizjes Vetëvendosje!, Visar Ymeri, kryetari të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, Listës Serbe, si dhe partive të tjera minoritare, shkruan “Epoka e re”.

Takimet konsultative janë paraparë të mbahen sot në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, por ftesat për takim janë refuzuar nga Ymeri dhe Mustafa.

Por, Haradinaj ka bërë me dije se qeveria e re do të formohet në afat rekord, ndërkohë seanca konstituive e Kuvendit, sipas tij, do të mbahet në fillim të javës së ardhshme.

Exit mobile version