Ballina Lajmet Kosovë Zbrazet salla, shtyhet edhe njëherë seanca e Kuvendit

Zbrazet salla, shtyhet edhe njëherë seanca e Kuvendit

Një numër i vogël i deputetëve që pritën për më shumë se një orë, kanë lëshuar sallën e Kuvendit.

Seanca e jashtëzakonshme që ishte thirrur sot me kërkesë të qeverisë, ishte paraparë që të vazhdojë punimet në ora 18:30.

 

 

Përkundër insistimit të mediave, shumë nga deputetët nuk kanë pranuar të prononcohen dhe krejt çka ata thonin ishte “përshëndetja për natë të mirë”.

Ndërsa, deputetë Haxhi Shala dhe Donika Kadaj-Bujupi kanë thënë shkurt se seanca është shtyrë, teksa shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi ka deklaruar se “sonte s’do të mbahet seanca”.

Ende nuk është bërë e ditur se kur do të vazhdojë punimet seanca për miratimin e ekipit qeveritar për negociatat me Serbinë, të cilin do ta udhëheq zëvendëskryeministri Fatmir Limaj.

Exit mobile version