Ballina Arritje Teknologji Zbulohet data e debutimit të telefonëve të rinj Samsung me ekrane që...

Zbulohet data e debutimit të telefonëve të rinj Samsung me ekrane që palosen

Krahas telefonëve pritet një gjeneratë e re orësh inteligjente nga Samsung si Galaxy Watch 5 dhe Galaxy Watch 5 Pro.

Samsung do të mbajë evenimentin e ardhshëm Unpacked më 10 Gusht sipas një imazhi promocional publikuar ditën e sotme në rrjetet sociale.

Fotoja tregon datën dhe një foto të turbulluar të telefonit që mund të jetë Galaxy Z Flip 4.

Ky i fundit pritet të jetë një prej disa pajisjeve që Samsung do të prezanotjë në event. Gjithashtu përflitet për një pajisje të re Galaxy Fold 4.

Krahas telefonëve pritet një gjeneratë e re orësh inteligjente nga Samsung si Galaxy Watch 5 dhe Galaxy Watch 5 Pro.

Pritet që pajisje e prezantuar më 10 Gusht të dalin në shitje më datën 26 të po të njëjtit muaj. /PCWorld Albanian

Exit mobile version