Ballina Kuriozitete Zbulohet insekti shkop gjigant në Australi

Zbulohet insekti shkop gjigant në Australi

Një insekt shkop i sapozbuluar që peshon më pak se një top golfi mund të jetë më i rëndi në Australi,  thonë shkencëtarët.

Insekti 40 centimetra i gjatë i quajtur Acrophylla alta u gjet në lartësitë e Atherton në veri të Queensland dhe shkencëtarët thonë se habitati mund të ketë lidhje me përmasat e tij.

Një studim i publikuar në revistën Zootaca, theksonte se me gjasë insekti ishte më i rëndë sesa karkaleci gjigant që është endemik në Queensland.

Pas shumë netëve kërkimesh, Angus Emmott dhe Ross Coupland gjetën një insekt femër kaq lart, sa iu desh të përdornin një shkop për ta zbritur. Pasi Coupland e pa nga afër, ishte i bindur se ishte një lloj i ri insekti shkop. Ata e morën për ta studiuar duke e mbajtur në një kafaz, e ushqenin dhe morën disa prej  vezëve.

“Te insektet shkop vezët janë shumë përcaktuese dhe çdo lloj ka vezë të ndryshme”, tha Emmott.

Ai dyshon se insekti mund të mos jetë vënë re më parë për shkak të vështirësisë së mbërritjes në habitatin ku qëndron. Nga ana tjetër, ky i fundit mund të ketë ndikuar te përmasat e tij pasi mund ta ketë ndihmuar t’i mbijetojë motit të ftohtë në “mjedisin e ftohtë, të lagësht ku jetojnë.”

Exit mobile version