Zbulohet një trup kozmik misterioz. Është Gaia-6 B dhe ende nuk kuptohet nëse është një yll i vogël apo një planet i madh i gaztë. Ka një masë 20 herë më të madhe se Jupiteri dhe rrotullohet rreth yllit HD 128717 në yjësinë e Dragoit.
Një grup shkencëtarësh ndërkombëtarë ka studiuar më hollësisht këtë trup në univers. Sipas përllogaritjeve, ka një orbitë ekstreme, ndër më të shtypurat për objekte me masë të tillë, dhe nuk ka satelitë apo trupa të tjerë afër që të ndikojnë në deformimin e rrotullimit të tij.
Gjithashtu, për të bërë një rrotullim të plotë rreth yllit mëmë, i duhen nëntë vite tokësorë, çka ndryshon nga të dhënat e mëhershme dhe të para të kryera.
Gjatë studimit të fundit, të publikuar edhe në revistën Astronomy and Astrophysics, vihet theksi edhe tek monitorimi i vazhdueshëm dhe i hollësishëm në Ishujt Kanarie me teleskopin Galileo, në kuadër të misionit Gaia të Agjencisë Hapësinore Evropiane.
Megjithatë, astrofizikantët shpjegojnë se ende nuk janë në gjendje të shpjegojnë natyrën e këtij trupi qiellor, çka shton edhe më shumë misteret rreth tij.
