Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Zelensky bën thirrje për bojkot të naftës ruse

Zelensky bën thirrje për bojkot të naftës ruse

Presidenti ukrainas Zelensky ka bërë thirrje për më shumë sanksione kundër Rusisë.

Zelensky tha se pushtimi i vazhdueshëm tregon se “Rusia nuk i ka braktisur planet e saj kundër Ukrainës”.

“Ndaj kemi nevojë për një paketë të re sanksionesh”, tha presidenti i Ukrainës.

Zelensky bëri thirrje për “bojkot të eksporteve ruse, në veçanti refuzimin e naftës dhe produkteve të naftës nga Rusia”.

Ai shtoi se këto masa më të ashpra “mund të quhen embargo, ose thjesht moral”. /euronews

Exit mobile version