Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka biseduar të martën me Papa Françeskun dhe ka sugjeruar se Vatikani mund të luajë rol ndërmjetësues në dhënien fund të luftës me Rusinë.
Në një postim në Twitter, Zelensky ka thënë se i ka treguar Papës për “situatën e vështirë humanitare” dhe se si janë duke u bllokuar korridoret nga trupat ruse.
Ai ka bërë thirrje për ndërmjetësim në dhënie fund të dhimbjeve, pak ditë pasi Zelensky ka thënë se Jerusalemi mund të jetë lokacion i mundshëm në të ardhmen për bisedime të nivelit të lartë në mes të Ukrainës dhe Moskës. /rel
