Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Zelensky numëron shtetet që rrezikohen nëse Rusia nis luftën me Ukrainën

Zelensky numëron shtetet që rrezikohen nëse Rusia nis luftën me Ukrainën

Duke folur në një konferencë shtypi në Kiev, presidenti ukrainas u tha gazetarëve se njohja nga Moska e regjimeve separatiste në Ukrainën lindore përfaqëson një kërcënim për sigurinë e kombeve të tjera evropiane.

“Siguria e kufijve të një vendi vendos sigurinë e një vendi tjetër”, ka thënë ai. “Ne nuk jemi anëtare të Bashkimit Evropian, apo të NATO-s, por nëse kemi një përshkallëzim të plotë, një pushtim të plotë nga Federata Ruse, fqinjët tanë do të viheshin në rrezik… Moldavia, Lituania , Letonia, Estonia. Zoti na ruajt që nuk e dua, askush nuk dëshiron luftë. Në Ukrainë, njerëzit duan vetëm paqen. Por ne duhet të përgatitemi për çdo hap agresioni”.

Exit mobile version