Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Zgjedhje lokale në 11 komuna në Mal të Zi

Zgjedhje lokale në 11 komuna në Mal të Zi

Në gjithsej dhjetë komuna të pavarura dhe një komunë të qytetit në Mal të Zi mbahen zgjedhje lokale, ku qytetarët do të zgjedhin autoritetet e tyre lokale, raporton Anadolu Agency (AA).

Zgjedhjet mbahen në Podgoricë, Golubovc, Tivar, Savnik, Zabljak, Pljevlja, Plavë, Rozaje, Kolasin, Bijelo Polje dhe Danilovgrad. Të drejtë vote në zgjedhjet e sotme në 11 komuna kanë 306.722 qytetarë.

Në zgjedhjet në Podgoricë marrin pjesë koalicioni i tubuar rreth Partisë Demokratike Socialiste (PDS) ku merr pjesë edhe Unioni Demokratik Shqiptar.

Exit mobile version