Ballina Lajmet Kosovë Zgjedhjet, rrugëdalja e vetme

Zgjedhjet, rrugëdalja e vetme

Vazhdimi i mandatit aktual qeverisës është vënë në pikëpyetje, pasi Qeveria ka humbur numrat në Kuvend.

Jetëgjatësia e Qeverisë po cenohet jo vetëm nga presioni i opozitës, e cila për një vit ka insistuar në rrëzimin e saj, por edhe nga vetë partnerët e koalicionit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Analistë dhe njohës të rrethanave politike thonë se vazhdimi i këtij koalicioni është thellim i krizës politike, që mund të shpjerë në pakënaqësi edhe më të mëdha.

Sipas tyre, përmendja e zgjedhjeve nga ana e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, është largim nga “përqafimi” me LDK-në, pasi ai nuk dëshiron që lidershipi i tij në PDK të shënohet nga qeverisja, e cila është përballur me kriza të njëpasnjëshme.

E, LDK-ja, kreu i së cilës drejton Qeverinë po shihet si partia më e goditur nga një proces i parakohshëm zgjedhor, sidomos nëse ajo mbetet e fundit që miraton zgjedhjet e parakohshme.

Exit mobile version