Ballina Arritje Teknologji Zhvilluesi e Tornado Cash dënohet me 5 vite burg

Zhvilluesi e Tornado Cash dënohet me 5 vite burg

31-vjeçari Rus u shoqërua nga policia prapa hekurave poshtë gjykatës. Ai do të ngelet aty derisa prokurori të gjejë një burg të përshtatshëm për krimet e tij.

Zhvilluesi i Tornado Cash Alexey Pertsev është shpallur fajtor nën akuzën e pastrimit të parave nga një gjykatë Holandeze ditën e Marte. Ai është dënuar me 5 vite e 4 muaj burg.

31-vjeçari Rus u shoqërua nga policia prapa hekurave poshtë gjykatës. Ai do të ngelet aty derisa prokurori të gjejë një burg të përshtatshëm për krimet e tij.

“Tornadao Cash eliminon çdo pengesë për njerëzit me asete kriminale të cilët duan ti pastrojnë ato,” thuhej në verdiktin e gjykatësit.

Zhvilluesi u dërgua prapa hekurave për herë të parë në Gusht të 2022 në Holandë pasi Tornado Cash u vu në listën e zezë të qeverisë Amerikane.

Asokohe autoritetet Amerikane thanë se Tornado Cash ishte një prej mjeteve më të përdorura nga hakerët Koreano-Verior të grupit Lazarus. Këta të fundit dyshohen për hakime të profilit të lartë.

Zhvillues të tjerë të përzierësit të kriptomonedhave si Roman Storm dhe Roman Semenov përballen gjithashtu me akuza të pastrimit të parave. Dyshohet se Tornado Cash është përdorur për pastrimin e 1.2 miliardë dollarëve të krimit të organizuar.

Exit mobile version