Ballina Sport Futboll Zidane: I lumtur për fitoren, por më shumë për Balen dhe Ronaldon

Zidane: I lumtur për fitoren, por më shumë për Balen dhe Ronaldon

Trajneri i Real Madridi, Zinedine Zidane, ka thënë se është i lumtur me atë që pa në Signal Iduna Park.

Mbretërit triumfuan me rezultat 3-1 ndaj Borussia Dormundit, fitorja e parë në këtë stadium.

Zidane ka lavdëruar paraqitjen e Gareth Bale dhe atë të Cristiano Ronaldos.

“Bilanci i ndeshjes ishte perfekt. Ne zhvilluam një lojë të shkëlqyeshme. Jam i lumtur, veçanërisht se si e filluam ndeshjen”.

Real Madridi, pesë vjet pa humbje në fazën grupore

“Ne luajmë futboll shumë të mirë. Pjesa e parë ishte spektakolare. E dyta, gjithashtu, por kishim momente që e komplikuam lojën. Duhet të jemi krenarë për atë që bëmë, sepse luajtëm me autoritet”.

“Mund të kishim shënuar më shumë, patëm shanse, por u shpërblyem vetëm me tre gola. Gjëja më e rëndësishme është të shënojmë më shumë se rivali”.

“Sot dua t’i nënvizoj të gjithë emrat, sepse lojtarët e mi kanë qenë të jashtëzakonshëm. Mendoj se e kemi gjetur Garethin në një mënyrë shumë të mirë. Gjëja e rëndësishme është të luani mirë dhe të shënoni gol”.

“Ne shënuam tre gola sot, dy nga Cristiano dhe një nga Gareth, ndaj jam i lumtur për ta. Ne arritëm një rezultat të mirë dhe të rëndësishëm në një fushë të vështirë. Kurrë nuk kemi fituar këtu dhe kjo ka qenë e rëndësishme”, ka thënë Zidane.

Exit mobile version