Në orët e para të mëngjesit të sotëm një supermarket në fshatin Plemetin të Komunës së Obiliqit është përfshirë nga një zjarr i madh.
Nuk dihen shkaqet që kanë çuar deri te ky zjarr por policia dhe zjarrëfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.