Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Zjarr në një parking në Pakistan, digjen mbi 500 motoçikleta dhe automjete

Zjarr në një parking në Pakistan, digjen mbi 500 motoçikleta dhe automjete

Si pasojë e një zjarri në një parking në qytetin Karaçi të Pakistanit u dogjën mbi 500 motoçikleta, 7 automjete dhe një autobus, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve në shtypin kombëtar, thuhet se zjarri shpërtheu në një shkurre pranë parkingut në zonën Aziz Bhatti dhe më pas u përhap në parking.

Zyrtarët e shërbimit zjarrfikës njoftuan se për shkak të zjarrit u dogjën mbi 500 motoçikleta, 7 automjete dhe një autobus ndërsa nuk ka pasur humbje jete apo të plagosur.

Më tej zyrtarët theksuan se gomat e djegura shkaktuan tym të dendur dhe se vazhdojnë punimet për të shuar zjarrin. /aa

Exit mobile version