Zjarret në Greqi jashtë kontrollit, bllokohen rrugët (video)
Ditën e sotme Greqia është përfshirë nga zjarre masive.
Situata vazhdon të mbetet alarmante, ndërsa mësohet se është bllokuar dhe kalimi në zonën e Vurvuru-Sikias.
Erërat e fuqishme kanë shkaktuar përhapjen e shpejtë të flakëve, ndërkohë rreth 80 zjarrfikës, 4 aeroskafe dhe 2 helikopterë po punojnë për shuarjen e tyre.